Forenzika futet brenda në agjensionin “Veneta Travel” në Prishtinë, ku pronari kreu vetëvrasje

Forenzika është futur në zyrat e agjencisë turistike “Veneta Travel” për ta ekzaminuar vendin ku dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, pronari Ilaz Beqiri.

Ende nuk dihen motivet që quan biznesmenin Beqiri t’i jepte fund jetës, por hetimet po zhvillohen me intensitet për të zbardhur sa më parë rrethanat.

Njoftimin për vetëvrasjen e Beqirit, Policia e mori sot rreth orës 09 e 30.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

“Menjëherë njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale të Prishtinës.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.