Ia kërkoi pasaportën e tij, nuk ia gjeti – vjehrri ia vë thikën në fyt resë

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit N.J pasi kishte kërcënuar dhe lënduar renë e tij.

Ngjarja kishte ndodhur për shkak se ai i kishte kërkuar asaj pasaportën dhe dokumentet e tjera personale të tij se ku i kishte lënë dhe pasi nuk i kishte gjetur e kishte kanosur atë me thikë në fyt, njofton Klan Kosova.

“Me datë 22.07.2019, në shtëpinë e tij në Pejë, pasi që kërkon pasaportën dhe dokumentet e tjera personale dhe nuk i gjen, shkon te e dëmtuara – nusja e djalit të tij dhe e pyet “ku ma keni lënë pasaportën” në ndërkohë e merr një gotë dhe e thyen e pastaj merr thikën dhe ja afron të dëmtuarës te fyti dhe i drejtohet me fjalë kanosëse duke i thënë “unë të çkyej”, pas këtyre veprimeve e dëmtuara shkon në polici dhe e lajmëron rastin ndërsa, e njëjta është dërguar në tretman mjekësor për shkak të lëndimit në dorë”, njofton gjykata.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Të pandehurit N.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 ditë.