Formacionet e klubeve më të mëdha Evropiane me transferimet e verës

Këtë verë deri më tani është bërë një tjetër merkato për dallim nga vitet e kaluara.

Pas dy verave, ku dominoi Premierliga me transferime të shumta, La Liga ka marr frenat në dorë, duke rikuperuar terren me Real Madridin që është klubi që ka shpenzuar më së shumti deri më tani, raporton Gazeta Express.

Los Blancos 303 milionë euro, Barcelona 237 milionë, Atletico Madrid 196.5, Sevilla (123,5) janë klubet që kanë shpenzuar më së shumti së bashku me Borussia Dortmund (127,5), që pas largimit të Pulisic dhe Diallo, kanë blerë Thorgan Hazard, Brandt, Hummels, Schulz…

Deri më tani klubet nga La Liga kanë shpenzuar 1.110 miliardë euro, duke lënë prapa Serie A (815 milionë) dhe Premierligën (743)… tani për tani.

Joao Felix (Atletico Madrid), Griezmann (Barcelona), Hazard (Real Madrid), De Ligt (Juventus), De Jong (Barcelona), Rodri (Manchester City), Ndombele (Tottenham) – janë ndër transferimet më të mëdha këtë verë dhe më të shtrenjta, kurse falas veçohen afrimet e mrekullueshme të “Zonjës së Vjetër” Ramsey (nga Arsenali) dhe Rabiot (PSG), që kanë forcuar mesfushën e Juventusit për sezonin e ardhshëm që do të kërkojë Champions Leaguen, raporton Gazeta Express.

Më poshtë keni formacionet e mundshme e klubeve më të mëdha evropiane me lojtarët që janë blerë këtë verë dhe ata që aktualisht gjenden nëpër klube.