Formacionet zyrtare, Chelsea – Frankfurt

Chelsea dhe Franfurti kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme.

Dy skuadrat evropiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin e dytë mes tyre në kuadër të gjysmëfinaleve në UEFA Evropa Ligë.

“Blutë” mirëpresin skuadrën gjermane në Stamford Bridge duke e ditur se një fitore ose një barazim pa gola do të jetë i mjaftueshëm për t’i dërguar ata në finale të këtij kompeticioni.

Pedro anuloi golin e epërsisë së Luka Jovicit në takimin e parë në Gjermani duke i dhënë skuadrës së Maurizio Sarrit një avantazh sa i përket golit si mysafirë para takimit të sotëm.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00.