I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, është nga kryesia e OVL UÇK-së

Ftesat për ish-luftëtarët e UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë, kanë vazhduar edhe sot shkruan Fokusi.info.

Ftesë nga kjo Gjykatë kanë marrë Hajrush Kurtaj, anëtar i kryesisë së OVL të UÇK-së.

Njoftimin e ka bërë kryetari i OVL UÇK-së Hysni Gucati, përmes një postimi në Facebook.

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryetar i degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj!, ka shkruar Gucati.