Frustrimi i ish-kryenegociatores

Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradinaj, në pamundësi të ndalë rrugën e presidentit Thaçi në Bruksel, ka vendosur taksën e cila ka bllokuar dialogun.

Duke shprehur qëndrim e saj kundër korrigjimit të kufijve, ajo thotë se Hashim Thaçi duhet të ndalet përmes institucioneve. Sipas saj, një marrëveshje që prek kufijtë, është marrëveshje që qon në luftë. Ish-ministrja e Jashtme ka një porosi për udhëheqësit shtetëror.

Edita Tahiri, që dikur udhëhiqte delegacionin e Kosovës në bisedimet më Serbinë në Bruksel, mendon se udhëheqësit institucional, përfshirë këtu presidentin e vendit, duhet të hartojnë një deklaratë, ku secili hedh firmën aty, dhe e njëjta siguron që nuk do ketë ndryshim kufijsh.Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se ky mospajtim që po zhvillohet e qe duket se është për taksën, realisht është se nuk ka unitet për mbrojtje të kufijve, meqë presidenti është për korrigjim, ndërsa të tjerët janë kundër.

Megjithatë, vendimin për taksën e sheh si përgjigje të mirë ndaj Serbisë, dhe sipas saj ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion edhe në Serbi.     Tahiri thotë se Parlamenti ka dështuar dhe nuk ka zotësi të nxjerr një platformë për dialogun, që do të bënte të qartë se askush nuk mund t’i prek kufijtë e Kosovës, dhe se çfarëdo bisede me Serbinë do bëhet për fqinjësi të mirë.Ajo thotë se Thaçi e ka gabim historik, andaj sipas saj, ai duhet të ndalet.

Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se kufijtë në Ballkan ndryshohen vetëm me luftë.Sipas saj, nëse udhëheqësit e shtetit nuk dalin me një platformë që garanton se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, populli do të marrë situatën në dorë dhe do të shpërthejë një revoltë gjithpopullore.Në bisedën me KosovaPress, Edita Tahiri flet edhe për atë që ajo po e sheh si manipulim me faktorin ndërkombëtar.

Ajo thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë për ndryshim kufijsh, por Thaçi dëshiron që mbështetjen e ShBA-vë për marrëveshje me Serbinë, ta përkthejë në atë formë.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se vënia në tavolinë e temës së kufijve do t’i bënte favor vetëm Serbisë dhe Putinit.

Ajo përsëritë që qëllimi i Kosovës, edhe partnerëve amerikan dhe evropian, ka qenë që përmes dialogut të ri-integrojnë veriun, të mbyllin çështjen me Serbinë dhe të vendosin marrëdhëniet ndr-fqinjsore mes dy shteteve.