Fshati i Suharekës merr pamje mahnitëse në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë (FOTO)

Ka nisur dekorimi i pjesës më të madhe të lokaliteteve të vendit, në prag të shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë.

E flamujt, si kombëtarë ashtu edhe ata shtetërorë po zënë pjesën më të madhe të hapësirave publike në prag të 17 shkurtit, përcjell zeri.info.

“Ngjyrë festive” ka marrë edhe fshati Studençan i Suharekës. Nga disa fotografi që i ka dërguar një lexues i Zeri.info nga atje, shihet pamja e mrekullueshme të cilën e ka marrë fshati nga stolisja me flamuj kombëtarë.

Ndërkohë, e veçanta e kësaj është edhe ajo se ata kanë vendosur t’i kujtojnë dëshmorët në këto ditë.