Fshati në Mitrovicë dy javë pa rrymë, KEDS tregon se çka është duke ndodhur

Banorët e fshatit Vidimriq të Mitrovicës ka dy javë që kanë mbetur pa rrymë. Kjo pasi në e Vidimriq, u është djegur trafoja.

Lidhur me këtë çështje Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e KEDS-it Viktor Buzhala i cili ka thënë se KEDS nuk ka qasje operative në atë fshat pasi gjendet në veri.

“Ne e kemi marrë informatën nga mediat që në Vidomiric të Mitrovicës nuk ka energji elektrike. Ky fshat gjendet në veri të vendit dhe furnizohet nga nënstacioni i Vallaqit, ku ne nuk kemi qasje operative. Trafo nuk ekziston në asetet e kompanisë dhe nuk ishte bartur si aset gjatë kohës së privatizimit. Duhet ta theksoj se asetet që gjenden në pjesën veriore të vendit janë transferuar dhe janë pronë e KEDS-it nga niveli 35 Kilovolt deri tek rrjeti që furnizon konsumatorët fundor, por jo kjo trafo, nuk ekziston në asnjë libër kontabël. Si rrjedhojë, ajo me automatizëm konsiderohet trafo private.

Aty është I regjistruar vetëm një konsumator, UNMIK-u që ka një antenë aty. Ne e kemi të pamundur të intervenojmë në një aset privat, në një vend ku nuk kemi asnjë konsumator të regjistruar dhe këta konsumatorë nuk kanë ekzistuar në regjistra as në kohën kur Distribucioni ishte aset publik”, ka thënë Buzhala për Indeksonline.