Fshati serb që ka më shumë migrantë se banorë

Muajve të fundit në fshatin Majdan të Serbisë, kanë ardhur rreth 450 migrantë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Synimi i tyre është që të kalojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Zyrtarë lokalë thonë se ardhja e refugjatëve, ka tejkaluar edhe numrin e banorëve në fshat.