Përkujtohen 7 dëshmorët e fshatit Bukosh të Komunës së Suharekës

Në fshatin Bukosh të Komunës së Suharekës u përkujtuan 7 dëshmorët, të cilët ranë heroikisht nëpër beteja gjatë luftës në këtë fshat.

Bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve dhe martirëve të luftës morën pjesë në tubimin përkujtimor i cili u mbajt në qendër të fshatit me rastin e 20 vjetorit të betejës së Bukoshit.

Në këtë tubim morën pjesë zv.Kryeministri Enver Hoxhaj, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba si dhe veprimtarë të ndryshëm të jetës politike dhe shoqërore të komunës së Suharekës.

Në këtë tubim u vlerësua lartë kontributi dhe sakrifica e luftëtarëve të lirisë: Ismail Bytyqi, Bafti Shala, Xhemajli Ramaj, Selim Veselaj, Fadil Kabashi, Rizah Kadolli, Mentor Krasniqi të cilët ranë heroikisht për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast në vendin e rënies u zbulua pllaka përkujtimore e dëshmorit Mentor Krasniqi i cili u dekorua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me urdhërin “Hero i Kosovës”./Indeksonline/