Fshesa e Veselit: Të larguar edhe Azem Syla e Adem Grabovci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në valën e largimeve të zyrtarëve të PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë, nuk ka kyrsyer edhe Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, shkruan Gazeta Metro.

Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Sot janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.

Kujtojmë që nga kabineti i kryeparlamentarit Veseli, përveç ministrit Beqaj, zëvendësministrit Çeku, dhe këshilltarit të Veselit, Nijazi Kryeziu, Qemajl Mustafës etj, i liruar nga detyra në këtë parti është edhe ish kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Bashota ishte shpallur fajtor për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata e Pejës, në maj të këtij viti.

Kreu i PDK-së po ashtu ka konfirmuar se partia që drejton nuk do të kandidojë e as nuk do të mbështesë kandidatët e asnjë subjekti politik që kanë aktakuza të konfirmuatra.