FSK ndryshon uniformën, ja si do të duket ajo (Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka nxjerr dekret me të cilin miratohet dukja e uniformave të reja të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Indeksonline.

FSK do të ndryshojë uniformen e kamuflazhit, uniformen e punës për meshkuj, për femra, për atashe, të kadetëve, pilotëve, uniformen solemne, të togut të nderit, bendit muzikor, togut ceremonial dhe uniformen për ballo.

Bartja e uniformave nga pjesëtarët e FSK-së bëhet në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes.

Dekreti ka hyrë në fuqi të martën, me 30 korrik dhe i njëjti u është përcjellë ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së.

Indeksonline ka siguruar pamjen e uniformave të reja: