FSK përmbyll me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24” në Polatli të Turqisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses stërvitje “Dynamic Front 14”, që u mbajt në Polatli të Turqisë.

Sipas Maqedoncit, përmes stërvitjes “Dynamic Front 24” është synuar rritja e ndërveprueshmërisë në fushën e artilerisë dhe mbështetjes me zjarr.

“Me ftesë nga USAREUR-AF, kontingjenti i FSK-së, i dislokuar në Polatli të Republikës së Turqisë, ka përfunduar me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24” që synon rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e artilerisë dhe mbështetjes me zjarr, ku ushtarakët e FSK-së patën mundësinë që gjatë ushtrimit të demonstrojnë shkathtësitë e gjuajtjes me artileri me zjarr të vërtetë përkrah forcave partnere nga SHBA dhe Turqia”, ka shkruar Maqedonci.