Atentat me bombë ndaj Erdoğan, ja ku pritej të ndodhte shpërthimi

Sot një mjet shpërthyer ishte vendosur nga terroristët nën makinën e policit i cili po ruante Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan që po merrte pjesë në një organizim në qytetin Siirt, raporton mediumi Hurriyet.

Por, fatmirësisht në momentin e fundit dy policë e kanë vërejtur mekanizmin poshtë veturës dhe është shkatërruar nga ekipet e asgjësimit të bombave.

Policia ka nisur punën për kapjen e të dyshuarve.

Nënkryetari i AK Partisë Hamza Dağ bëri deklarata të rëndësishme në CNN Türk në lidhje me kurthin me bombë që do të bëhej për mitingun e Presidentit Erdogan në Siirt. “Ata donin të sabotonin mitingun e Siirtit. Ka nga ata që përpiqen të shkatërrojnë mjedisin paqësor,” tha Dağ.