Ftesa për debat televiziv, Thaçi: Humbjet e Kurtit ndaj meje në 20 vjet janë spektakolare

Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, njëherësh kreu i Vetëvendosjes,  Albin Kurti, për një debat televiziv, duke deklaruar se Kurti ka dalë gjithmonë i humbur ndaj tij.

Thaçi: Jam President i vendit, debatet i kam zhvilluar 20 vite përballë oponentëve politikë dhe rezultatet dihen të gjitha, kanë qenë humbje spektakolare për zotërinë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ftoi në debat televiziv Thaçin së bashku me Pacollin.

Kurti: Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.