Hashim Thaçi e koordinoi sulmin mbi forcat serbe në Runik në ’93-ën

Një prej ushtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të UÇK-së, Xhevahir Geci është rrëfyer për përvojat e tij dhe njohuritë e tij që ka për fillet e para të grupeve të armatosura të UÇK-së kundër forcave serbe.

Ai ka thënë se pjesë e këtij organizimi, që njihet si grupi i Adem Jasharit, kanë qenë edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Geci, duke folur në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Thaçi e Veseli ishin pjesë e aksioneve të para në Runik të Drenasit.

“Hashim Thaçin e kam njoftë, ka qenë pjesë e jona e celulave të para të UÇK-së. Kadri Veseli po ashtu. Aksionet e para ata i kanë marrë në Drenas, Runik. Hashim Thaçi është një gjeneratë më e re se unë, ’67. Ka qenë pjesë e grupit të Adem Jasharit. Pjesë e aksioneve në Drenas e Runik ka qenë edhe Hashim Thaçi”, ka thënë ai.