Specialja fton edhe ish deputetin e LDK-së Nuredin Ibishi

Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë, raporton fokusi.info.

Sipas burimeve të Fokusit, dje është ftuar edhe ish deputeti i LDK-së Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Llapit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, shkruan Gucati./Fokusi.info/