Gjurmimi i naftës në Shpirag, eksperti Çoçoli jep lajmin e mirë

Një pasuri e jashtëzakonshme e nëntokës shqiptare siç është nafta, pritet të kthehet në përfitime kolosale për vendin tonë përmes pagesave së asaj që njihet si renta minerare. Bëhet fjalë për puset e shpuara në Shpirag të Beratit nga ku pritet të nisë nxjerrja e arit të zi.

Qeveria planifikon t’i administrojë ato nga Fondi Sovran. Ky Fond Sovran do të krijohet prej vjeljes së rentës minerare, fillimisht nga prodhimi naftës dhe gazit në puset e naftës në Shpirag, e më pas do t’i shtohen të ardhurat nga të tjera vendburime, si ato të Dumresë.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në një intervistë televizive e cilësoi lajm të mirë për Shqipërinë zbulimin e naftës, që do të sjellë përfitime për vendin.

“Është lajm i mirë, një sihariq kombëtar. Mund të kemi vetëm përfitime nga zbulimi i naftës në Shpirag. 4 vite më parë Shell në një njoftim për shtyp tha diçka interesante që janë zbuluar pranë nafte në këtë zonë që për nga natyra është e ngjashme me fushën e zbuluar, rezervave të zbuluara në Italinë jugore”, tha Çoçoli.