Ftohen të gjithë ata që u mashtruan nga “Prishtina Jet” të paraqiten në Polici

Policia e Kosovës i ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që janë mashtruar me bileta aeroplani nga kompania “Prishtina Jet”, që të paraqiten në stacionet policore në mënyrë që të sigurohen prova shtesë ndaj dy pronarëve të kësaj kompanie që janë arrestuar.

Ndaj dy pronarëve të “Prishtina Jet” është kërkuar paraburgim nga Prokuroria. Ata dyshohet se u kanë shitur bileta fiktive me çmime të lira bashkatdhetarëve.

“Ftojmë të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast. Palët mund të paraqitën te hetuesit në Njësit Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të PK-së, në: Prishtinë, Mitrovice- jug, Mitrovice Veri, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan”, thuhet nga Policia e Kosovës.