Hamza: Kështu po bëhet trafikimi i buxhetit

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në fjalën e tij në seancë tha se është duke u bërë trafikim i buxhetit.

Hamza në fjalën e tij mes tjerash kritikoi pozitën që miratoi mocionin që buxheti të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, pas propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kështu është minimumi i korrektësisë. Kishit mujt sot me më vra, me më pre por në natyrën time nuk është që ta bëjë këtë. Jemi ftuar si kryetar të GP në zyre të kryetares. Kemi diskutuar për një zgjidhje. Kemi mujt me qëndruar në sallë dhe me thënë tërhiqeni ose qiteni në votim, por nuk i keni pasur votat. Ne dolëm në pauzë. Bash ky është trafikim i buxhetit, është mosmbajtje e fjalës. Befasohem kryetare por përtej dallimeve është aspekti njerëzore”, deklaroi Hamza, njofton Klan Kosova.

Ndërsa kryeparlamentarja Osmani, tha opozita vet doli nga salla dhe se “u krijuar përshtypja që ata nuk dëshirojnë të kthehen”.

Hamza tutje tha se Selimi duhej ta thirrte në telefon.

“Z. Selimi e di numrin tim të telefonit. Isha ndi keq nëse jau kisha bërë unë këtë. Votojeni buxhetin por mos u thirrni në transparencë e njerëzillëk. Si opozitë nuk kemi qenë të interesuar të bllokojmë vendin”, tha ai.