Furgoni përplas këmbësoren, humb jetën 65 vjeçarja

Një 65 vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të marte pasi është përplasur nga një furgon.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

vizionplus.tv