Arrestohet personi i shpallur në kërkim (video)

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Një tjetër person i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet në pranga.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , kapën dhe ndaluan shtetasin :
-A.D.,33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme, njofton policia.