Fury i “mbyll derën” Joshuas: Nëse humb sërish me Ruiz Jr nuk do të përballet me mua

Humbja e boksierit Anthony Joshua kundër Ruiz Jr ishte një nga të papriturat më të më mëdha në sportin e boksit anembanë botës.

Britaniku duke mos u pajtuar me këtë disfatë kërkon revanshin për të rimarr titujt e tij në peshat e rënda kundër Ruiz Jr në Arabinë Saudite më 7 dhjetor.

Tyson Fury shpreson të bëhet kampion WBC në një ndeshje sesacionale me Deontay Wilder në shkurt, por thotë se Joshua po lufton për të mbajtur gjallë shpresat për një përballje spektakolare gjatë këtij viti. Fury këmbëngul se shoku i tij Britanik do të duhet të përballet me të në Amerikë.

“Nëse Joshua mundet sërish atëherë nuk asnjë shans të përballet me mua”, tha Fury përpara paraqitjes së tij në ngjarjen WWE në ‘Crown Jewel’ në Arabinë Saudite më 31 tetor.

Humbja e Joshua në raundin e shtatë nga Ruiz Jr nuk e befasoi Fury, i cili nuk pranoi të parashikojë këtë ndeshje. 31-vjeçari deklaroi se ai është një në një tjetër nivel mbi ta.

“Jo, unë isha në të vërtetë një nga të vetmit njerëz që thashë që Ruiz do të fitonte, dhe është në gjendje fantastike. Në të vërtetë nuk ka rëndësi se çfarë parashikimi kam parashikuar unë pasi beteja në ring është një tjetër histori. Unë nuk kam ndikuar fare në këtë sfidë. Mendoj se ata janë të dy të fortë”.

Sa i takon ndeshjes që ka kërkuar Joshua me Fury, ky i fund u përgjigj duke thënë se: Nëna ime thoshte gjithmonë, nëse nuk mund të thuash diçka të këndshme, mos e thuaj fare atë, kështu që unë thjesht do ta mbaj gojën të mbyllur, përfundoi boksieri legjendar Fury.

/Ora News.tv/