Futbollisti i Kosovës i shënon gol Interit (Video)

Futbollisti kosovar, Leotrim Kryeziu ka shënuar gol për Luganon në humbjen 1 – 2 kundër Interit në ndeshjen miqësore.

Sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Dritës ka shënuar sapo është aktivizuar në ndeshjen miqësore.

Kryeziu shënoi golin në minutën e 87-të për rezultatin 1 – 2, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Për Interin kanë shënuar Sensi (25′) dhe De Vrij (36′).

Kryeziu është pjesë e Luganos nga viti i kaluar.

Ja golat e ndeshjes dhe goli i Kryeziut: