Futbollisti nuk u tregon bashkëlojtarëve për vdekjen e babait, shënon gol dhe shpërthen në lot (video)

Darek Formella, lojtar i Sacramento Republic në kategorinë e dytë të SHBA-së, tri orë para ndeshjes të së dielës mëson që babai i tij ka humbur luftën me kancerin.

Por, megjithatë ai vendos të luajë e këtë lajm të pikëllueshëm e mban për vete, deri në minutën e 81-të, kur shënon golin e fitores për ekipin e tij.

Pas shënimit të golit ai i emocionuar shpërthen në lot, për t’u treguar më pas lajmin bashkëlojtarëve.