Gabim qesharak i portierit amerikan, përfundon me autogol (Video)

Një portier amerikan ka bërë një gabim shumë qesharak që përfundoi me autogol.

Kjo ndodhi në ndeshjen New York City-Minnesota United, kur Sean Johnson kërkoi të kontrollonte një top të pasuar pas nga shoku i tij i skuadrës, por përfundoi duke e dërguar atë në rrjetë.

Sigurisht që është një nga autogolat më qesharak që keni parë ndonjëherë.