Arsenali ia shënon 5 gola Arijanet Muriçit (Video)

Arsenali e ka shkatërruar Nottinghamin duke ia shënuar pesë gola portierit të Kosovës Arijanet Muric, dhe ka kaluar në rundin tjetër të Kupës së Ligës së Anglisë.

Skuadra e Unai Emery kalon në 1/8 e finales pas fitores 5:0 kundër Nottingham Forest – klubit nga Championship, niveli i dytë i futbollit anglez – të martën mbrëma në Emirates Stadium.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Muric, i cili është i huazuar në Nottingham nga Manchester City, nuk qe në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij të shkaktojë befasi ndaj londinezëve.

Për 20-vjeçarin, i cili u huazua në këtë klub për të marrë përvojë, kjo ishte paraqitja e parë si titullar dhe në përgjithësi për Nottingahmin pas gjashtë ndeshjeve ku e kishte ngrohur stolin. Ai, megjithatë, ishte i pafuqishëm të lërë mbresa pasi i pësoi plot pesë gola. Martinelli dy herë (31’ dhe 90+2) dhe Rob Holding (71’), Joe Willock (77’) dhe Reiss Nelson (84’) nga një herë shënuan në portën e Muric dhe e çuan Arsenalin në rundin tjetër.

https://streamable.com/h9alf

https://streamable.com/6t5l4

https://streamable.com/rfzm4

https://streamable.com/4y0ji

https://streamable.com/ch7eo