Galatasaray në bisedime me lojtarin shqiptar

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, pritet që të largohet nga skuadra e Arsenalit në afatin kalimtar të dimrit.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra angleze.

Gazeta angleze “DailyStar”, raporton se Mustafi shumë shpejt do të udhëtojë drejt Turqisë për t’i nisur bisedimet me drejtuesit e skuadrës turke, Galatasaray që drejtohet nga trajneri Fatih Terim.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, nuk po ka hapësira të mjaftueshme te “Topçinjtë”, derisa ka luajtur vetëm në pesë ndeshjet e këtij edicioni në elitën e futbollit anglez.

Mustafi (27-vjeçar) ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me Arsenalin kurse këtij ekipi iu bashkua në vitin 2016 nga Valencia.