Ganimete Musliu: Kosova po sulmohet nga qentë në mungesen e luanëve

Në trevjetorin e publikimit të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK’së, deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se këto tri vjet janë padretësi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Musliu ka shkruar se “Gjykata speciale u themelua për t’i zbardhur pretendimet e Dick Martit e jo për qerime hesapesh personale e politike”.

“Një thënje e urtë thot: “Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj”. Kosova sot në mungesen e këtyre luanëve po sulmohet çdo ditë nga qentë armikut.”

“Liri për çlirimtarët”, ka shkruar ajo.