Gara e kërcimit mbahet në liqenin artificial të Mitrovicës (video)

Në liqenin artificial të Mitrovicës është mbajtur sot gara e kërcimit, njofton Klan Kosova.

Në këtë garë kanë marrë pjesë 20 kërcyes nga e gjithë Kosova, për të përcjell nga afër këtë ceremony kanë qenë shumë vizitorë.

Për sigurinë e pjesëmarrësve u kujdesën klubi i zhytësve Trepça, fitues i garës u zgjodh Valdrin Krasniqi nga Gjakova.