NISMA kërkon të jap dorëheqje Blerim Reka

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim duhet të jap dorëheqje.

“Me lejën e kujt ai ofron koridore e hap porta detare? Në gjykimin tim kjo është deklarata më skandaloze e dhënë nga një zyrtar shtetëror”.

“Ky plan i Vetëvendosjes, i shpalosur nga ministri i saj është ëndrra e përhershme e Serbisë së madhe, e cila për të siguruar dalje në det ka vrarë e masakruar me qindra-mijëra shqiptarë”.

”Planin e Kral Aleksandrit sot e dëgjuam nga ministri i Kurtit, të cilët janë të gatshëm të zbatojnë e të realizojnë ëndrrën e tyre”, ka thënë Shala.