Garda e të rinjëve në LDK, paralajmërojnë se po vjen koha e tyre

Deputetët e LDK-së, si duket janë bërë gati për dy palë zgjedhje, nëpër të cilat mund të shkohet në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sido që të vendoset për punën e zgjedhjeve të përgjithshme, këta të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të kalojnë një sfidë tjetër, atë të zgjedhjes së kryetarit të partisë, raporton Express.

Disa prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë takuar sot në Kuvend, e deputetja Doruntina Maloku ka publikuar një foto me mbishkrimin “Tik tak, tik tak…”.

Këta të fundit, që njihen edhe si garda e re e partisë po paralajmërojnë se koha e tyre është duke ardhur.

Për më shumë, shikojeni fotografinë e postuar nga Doruntinë Maloku, shihen Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj, Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj./GazetaExpress/