Garë e nxehtë: Deputeti i VV-së dhe i LDK-së shtyhen live se kush me kë ‘ka flejtë’

“Jeni bë bashkë e keni flejt”. “Edhe ju keni flejt pak me neve”. Ky ka qenë fjalori në emisionin e debatit në Dukagjin mes deputetit të VV-së Dimal Basha dhe atij të LDK-së, Shkëlzen Hajdini.

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i ka thënë deputetit të LDK-së, Shkëlzen Hajdini, se ‘janë bërë bashkë me PDK-në për Ligjin e Rimëkëmbjes si ‘maca me minin’.

Basha ka thënë se ‘LDK ka votuar një Ligj, një amandament të të cilit, e ka kritikuar edhe vetë ministrja që vjen nga kjo parti, Hykmete Bajrami”. Mirëpo Basha thotë se ‘u bënë bashkë për këtë ligj shkaku i rezultatit në Podujevë.

“O po, rezultati në Podujevë iu ka bë bashkë. Ju k abo bashkë si maca me minin, se Podujeva ju ka shti me flejtë bashkë”, ka thënë Basha në Debat Plus, përcjell Periskopi.

Këtu ka ndërhyrë deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini, duke thënë:

“Keni flejtë edhe me neve pak Jo keni flejt edhe ju me neve pak, edhe keni me flejtë edhe me tjertë”, ka thënë Hajdini.