Kallet shtylla elektrike, një pjesë e Prishtinës mbetet pa rrymë

Një shtyllë elektrike ka marrë flakë në pjesën e Prishtinës të njohur si ‘Kafet e Rakisë’.

Si rezultat, një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa rrymë.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi të shtyllës duke u djegur.

Ekipe të KEDS’it janë duke u marrë me zgjidhjen e problemit.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.