Gashi i kërkon Kurtit që masat e qeverisë të bëhen në koordinim me komunat

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi kanë takuar sot kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, transmeton Fokusi.info.

Gashi njoftoi Kurtin lidhur me situatën aktuale dhe masat që ka ndërmarrë kjo komunë në menaxhimin e kësaj pandemie globale, ku theksoi se për fat të mirë deri me tani ky qytet nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe se shtabi emergjent lokal i Obiliqit po punon me përkushtim në tejkalimin e kësaj sfide.

Gashi që njëherit është kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, i kërkoi Kurtit që për të gjithë hapat që Qeveria do të ndërmarrë në vazhdimësi të jenë në koordinim të plotë me komunat, në mënyrë që të arrihen rezultatet e duhura në menaxhim e këtij virusi duke marrë parasysh shpejtësinë e shpërndarjes së tij./Fokusi.info/