Aksident trafiku në rrugën Lipjan -Shtime, pesë persona të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Lipjan-Shtimë, ku si pasojë e asindetit pesë persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona. Me rastin po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.