Gashi i PDK’së në KQZ: Presidentja duhet të shpallë datën për mbjajtjen e e votimit për marrjen e mandatit të 4 kryetarëve në Veri, jo KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka votuar në favor të raportit të sekretariatit që KQZ të shpallë 21 prillin si datë për mbajtjen e procesit zgjedhor për katër komunat në veri, për të ua marrë mandatin kryetarëve aktual.
Vlenë të theksohet se dy anëtarët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë institucion, Ilir Gashi dhe Arianit Elshani, nuk e përkrahen miratimin e rekomandimeve të sekretariatit të KQZ’së, që shpall 21 prillin datë për marrjen e mandatit të kryetarëve në veri, shkruan lajmi.net.

Ilir Gashi nga kjo parti pati vërejtje në punën e sekretariatit, dhe tha se ajo çka sot është propozuar nga sekretariati i këtij institucioni do të duhej të ndahej në dy pjesë.

“Ne sot e kemi një raport, të sjellë nga sekretariati, respektivisht nga drejtori, që konsideroj se duhet të ndahet në dy pjesë, në pjesa e raportit dhe pjesa e rekomandimit, sepse jam pro raportit të cilin e ka dhënë drejtori, por që rekomondimi nuk i takon drejtorit që ta bëjë, tha ai.

Duke arsyetuar, tutje Gashi tha se kjo ka buruar nga një udhëzim administrativ i shtatori të vitit të kaluar, ku sipas PDK’së është antikushtetues që në fillim.

“Sot ne po e trajtojmë këtë raport që është mundësuar nga një udhëzim administrativ i nxjerrë nga MAPL gjegjësisht nga Qeveria, konsideroj që nga zanafilla e tij ka qenë udhëzim antikushtetues“, tha Gashi.

Tutje në arsyetimin e tij, zyrtari i PDK’së tha se KQZ është institucion i pavarur i përcaktuar me kushtetutë, dhe se këtë duhet ta bëjë institucioni i presidencës.

“Nuk është në kompetencën tonë që të shpallim datë të zgjedhjeve….datë për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat duhet të shpallë presidentja“, tha Gashi.