Gashi-Kurtit dhe Konjufcës: Publikojeni marrëveshjen e rrezikshme të Kosovës me Serbinë

Shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi, ka thënë se nuk është në dijeni për marrëveshjen të cilën po e përmend kryeministri Kurti për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Gashi ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Konjufca që të e publikojnë marrëveshjen e rrezikshme të Kosovës.

Ai ka thënë se do të jetë i pari ai që do të votoj kundër në rast se ka fakte dhe argumente për këtë marrëveshje.

Replika e Konjufcës ndaj Gashit ishte se nuk është arsyeja e mocionit të Qeverisë, as Veliu e as taksa.

“Kërkund në botë nuk shkakohet Qeveria për shkak të një ministri.

Nuk është Agim Veliu, nuk është antiamerikanizmi”, tha ai.