Gashi: Qeveria Kurti rrezikoi ekzistencën e Kosovës, shpejt do të dalin në shesh të vërtetat

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar disa gjëra të cilat pritet të dalin në shesh gjatë kësaj fushate.

Ai përmes një postimi në Facebook bëri me dije se gjërat që do të dalin në shesh kanë të bëjnë me të vërtetën se pse dhe si u rrëzua Qeveria Kurti e cila sipas tij rrezikoi ekzistencën e Kosovës.

“Së shpejti heshtja merr fund“, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë i Gashit:

Shumë gjana kan me dal në shesh gjatë kësaj fushate; mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri që rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke e futur në konflikt me administratën më atipike të SHBA-ve!

Se shpejti, heshtja merr fund!