Gastronomët paralajmërojnë protesta: Nuk nënshtrohemi

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka thënë se gastronomët po anashkalohen, e po harrohen nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka kërkuar hapjen e plotë të sektorit të tyre, teksa u shpreh që vendet fqinje po hapen.

Kllokoqi po ashtu paralajmëroi protesta nëse nuk lehtësohen masat kundër Covid-19.

“Ne nuk i’u nenshtruam as Qeverise se kaluar, ku mbajtem 3 protesta, dhe nuk do i nenshtrohemi as kesaj Qeverie”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Te Dashur Gastronom

Fillimi me Qeverisjen e re ishte i rende i cili na mbylli per 12 dite – GASTRONOMET PRANUAN

Per 7 dite takime me ta , u dakorduam qe do ti respektojm masat – GASTRONOMET RESPEKTUAN

U betuan qe ne fillim te muajit Maj kane me na subvencionu per 15 ditet e para te muajit Prill, ndersa tash jemi me 10maj, GASTRONOMET U HARRUAN

U betuan qe nese ulen rastet orari do te ndryshoj dhe masat do te zbuten, ndersa as ne takim nuk na ftuan – GASTRONOM U ANASHKALUAN

Shqiperia u hap

Mali i zi u hap

Serbia po hapet

Bota po hapet

Festivalet kane fillu ne Mal te Zi , Shqiperi e Serbi …

Maskat po hiqen , masat u hiqen , klubet e nates po hapen , dasmat po mbahen , kengetart kane bere datat ne Shqiperi , rezervimet e sallav jane bere …

Ne S’KEMI ENDE VAKSINA , ne jemi ende te mbyllur , ne s’kemi plan per veren …

Ne nuk i’u nenshtruam as Qeverise se kaluar, ku mbajtem 3 protesta, dhe nuk do i nenshtrohemi as kesaj Qeverie.

DUAM VAKSINEN E LIRISE !