Gati sezoni veror? Rama jep lajmin e shumëpritur

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, në fjalën e marrë në Kuvend, tha se brenda majit vendi do të hapet tërësisht. Lidhur me të gjithë pikëpyetjet e sezonit veror, Rama konfirmoi se pandemia nuk do të sjellë bllokime.

“Brenda majit, vendi do jetë i hapur tërësisht, kufijtë do të jenë të hapur dhe në përgatitemi për sezonin turstik”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri ndau një pasazh nga një përjetim personal në një spital në Massachusetts të SHBA-ve. Sot në atë spital, tha Rama, kanë vdekur 6 mijë persona nga koronavirusi.

“Jam i prekur nga dashuria e beftë për Teatrin. Meqë kështu erdhi kjo punë dhe Shqipëria pa pritur u kthye në arenën ku përplasin bijtë e Shekspirit me regjimin e imagjinuar në filxhanin e ledit Makbeth, e duke qene se jemi në një kohë ku përballemi me COVID u kujtoj atyre që kanë zgjedhur të përfshihen, jo për plan politik. Budallallëku dhe mençuria ngjiten njësoj aq lehtë sa sëmundjet. Nëse nuk do kishim bërë gjërat e duhura, mbase nuk do ishim fare këtu, do ishim duke numëruar humbjet e jetës.

Lexo edhe :   Rama: Në qeverisjen time nuk ka policë që t’i bien me grushte një protestuesi

Jeta më ka çuar njëherë për një të afërm në spitalin në Massachusetts, kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi. Dhe para syve të tij kam parë të kthehej nga koma, dhe sot në atë siptal numërohen 6000 të vdekur.

Por si çdo sukses, edhe ky ka koston e vetë. Dhe kostoja është rritja e numrit të atyrë që tallen, që thonë se është lojë, të atyre që thonë se diktatori i mbylli shqiptarët brenda, të vuanin dënimin para tv-së.

Po ju them se brenda majit, vendi do jetë i hapur tërësisht, kufijtë do të jenë të hapur dhe ne përgatitemi për sezonin turistik”, tha Rama.