Vetaksident në Pogragjë të Gjilanit, kamioni godet një shtëpi

Një vetaksident ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.

Shofer ka humbur kontrollin dhe kamioni ka goditur një shtëpi.

Raportohet për të lënduar – ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ambulanca.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur orës 14:20.

Deri në publikimin e lajmit, policia nuk ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në fjalë./Telegrafi.