Gaxherri: As Albin Kurti e asnjë lider tjetër s’mund të na prishë me Amerikën, nuk e lejojmë

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri sonte në DPD ka thënë se as kryeministri Albin Kurti e asnjë lider tjetër nuk mund ta prishë Kosovën me SHBA’në.

‘’Nuk ka lider që mund të hyjë mes Amerikës dhe popullit shqiptar, qoftë ai edhe kryeministri aktual. LDK nuk e lejon këtë, ne kemi një rrugë te nisur nga presidenti Rugova, që të jemi gjithmonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ashtu do të jetë përgjithmonë. Nuk mundet në asnjë mënyrë, e sidomos jo aty ku është LDK-ja, qe këto raporte të cenohen.’’

‘’Nuk ka lider që mund ta bëj ketë.’’