Gazetarëve serbë të RTK-së u bëhet thirrje që të ndalojnë punën nëse ndëshkohet kolegia e tyre që përdorin termin “Kosovë e Metohi”

Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë u ka bërë thirrje gazetarëve të RTK-së që të ndalojnë punën e tyre nëse kolegia e tyre Aleksandra Dogangjiq dënohet sepse ajo përdori termin Kosovë e Metohi gjatë edicionit të lajmeve në programin e RTK2.

Ata thonë se të drejtat e saj do të mbrohen me të gjitha mënyrat.

Siç raportojnë mediat serbe, asociacioni i gazetarëve të Serbisë u dërgoi një rekomandim kolegëve nga RTK që ndalonin punën e tyre nëse gazetarja e RTK-së ndëshkohet, transmeton Reporteri.

Kujtojmë se Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati njoftoi se do të ndërmarrë masa ndaj gazetares së RTK2, Aleksandra Dogandzic, e cila përdori termin programi ‘Kosovë e Metohi’.

Kjo nuk ishte hera e parë që gazetarja e RTK-së i drejtohet Kosovës me këtë term