Gazmend Syla: Po UÇK-ja, a ka ekzistuar Albin?

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka disa pyetje për Albin Kurtin.

Ai e ka akuzuar Kurtin si person që nuk e njeh çmimin e lirisë.

“Po, UÇK-ja, a ka ekzistua, o Albin..? Veteranë, invalidë, a ekzistojnë në Kosovë..? Apo, vlerësuat se janë tepër këto në ekspozeun tuaj.

Nuk keni faj ju. Nga gjithë ata dëshmorë, asnjë nga familja juaj nuk e keni, sikurse nga 1467 të zhdukur, nuk figuron asnjë emër i familjarëve tuaj. Mbi 1300 fëmijë të vrarë, fatmirsisht asnjë nga familja juaj. Thuajse 20 mijë gra të dhunuara, askënd nuk e ke të atakuar. Bile, edhe shtëpia ju ka shpëtuar.

E kuptoj, Ti nuk e njeh çmimin e lirisë.
Po e nis me turp mandatin, i turpëruar do të përfundosh”, shkruan Syla në reagimin ndaj Kurtit.