Pamje të rënda: I plagosuri i shtrirë në Prishtinë

Sot rreth orës 15:00, në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka pasur të shtëna më armë, ku si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur një 18-vjeçar i cili menjëherë është nisur për trajtim mjekësor në QKUK.

Indeksonline ka siguruar një fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet viktima i rrethuar nga disa persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me këtë rast aktualisht njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”, tha ajo.