Gecaj i reagon zëdhënësit të LVV-së: Hipokrit, të pacipë, e shohin veten mbi ligjin

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së zëdhënësit të LVV-së, Përparim Kryeziu, ku ky i fundit tha se Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë të listës zgjedhore.

Në një postim në “Facebook”, Gecaj theksoi “Hipokritë të pacipë … e shohin veten mbi ligjin … ligji vlen vetëm kur t’u përshtatet interesave të LVV!”.

“Kurti e Haxhiu nuk ishin objekt shqyrtimi nga Kushtetuesja, ata nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës zgjedhor”! P.K.

Sipas kësaj logjike, vendimi i gjykatës, pos që vendosi mbi Etem Arifin, do të duhej të theksonte se ky vendim vlen edhe për Albin Kurti e Albulena Haxhiun … tmerr!”, ka shkruar ai në “Facebook”.