Aksioni i Policisë së Kosovës në Prishtinë u realizua së bashku me pjesëtarë të Policisë së Gjermanisë

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një lokal në lagjen “Pejton” në Prishtinë, për dyshime të veprës së mashtrimit e shoqëruar edhe nga pjesëtarë të Policisë së Gjermanisë.

Në këtë aksion është bastisur një “Call Center”.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt,  andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e policisë, për EO.