Gecaj ngacmon Konjufcën, i thotë se VV po shkon drejt koalicionit me PDK-në

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka thumbuar Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosje, pas deklaratës së tij se vijat e kuqe për PDK-në kanë vlejtur vetëm në vitin 2019.

Gecaj tha se me këto deklarata VV-ja po shkon drejt koalicionit me PDK-në.

“Glauk Konjufca tha se “përjashtimi [i PDK-së] ka pasur kuptim VETËM në vitin 2019, tash është VETËM mos-favorizimi”, … nesër VETËM koalicioni, … derisa, farsa e “parimeve” VETËM grumbullim votash”, ka shkruar ai.

Glauk Konjufca ka thënë se përjashtimi i koalicionit me PDK-në ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019.

“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizimi”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.