Geopost: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin

Dikush nga Manastiri i Banjskës e ka tradhtuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot për “Geopost” një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë.

“Dje dikush e tradhtoi presidentin Vuçiq dhe shërbimet e inteligjencës serbe do ta hetojnë këtë”, tha burimi.

Sipas tij, Vuçiq është tradhtuar në lidhje me rezistencën në Banjskë.

“Të paktën 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë, serbët e Kosovës dhe pozitën e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.
Si pasojë e një sulmi terrorist, mëngjesin e së dielës është vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku në veri të Kosovës.

Beteja në mes të Policisë së Kosovës dhe grupacionit terrorist vazhdoi edhe më vonë, kur këta të fundit kishin ikur për në Manastirin e Banjksës, fshat në Zveçan.

Si pasojë e luftimeve, forcat e Policisë së Kosovës, si kundërpërgjigje i kanë vrarë katër persona nga grupi kriminal serb.